Një 56 vjeçar nga Rrësheni ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke punuar në fshatin Urakë në njësinë Administrative Rukaj.
Sipas të dhënave paraprake, A.L. ishte duke punuar në banesën e shtetasit Gj.M., kur si pasojë e shembjes së soletës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)