Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, GJKKO dënon me burg përjetë Xhuliano Hoxhën, 17 vite për Euglen Halili

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 16:37 | Aktualitet
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, GJKKO dënon me burg

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për 2 të pandehurit e vrasjes së Emilijano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje këto të ndodhura në 2020 në qytetin e Elbasanit. A2 CNN mëson se GJKKO ka dënuar me burg përjetë Xhuljano Hoxhën si edhe me 17 vite burg Euglen Halilin.

Në seancën e sotme, GJKKO ka vendosur të shtojë dënimet për 2 të pandehurit, kjo sepse për Hoxhën SPAK kërkoi një dënim me 30 vjet burg, ndërsa për Halilajn, i penduar i drejtësisë në proces, një dënim me 12 vjet heqje lirie.

Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit me armë zjarri pranë banesës së tij dhe të Rigers Runajt me 27 thika pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, u ekspozuan edhe përplasjet mes grupimeve kriminale në këtë qytet.

Referuar deklarimeve të të penduarit Halili, vrasja e Ramazanit dhe Runajt është bërë me porosi të Erion Alibeajt. Ky i fundit pretendonte se kishte pasur rolin e vëzhguesit në “masakrën e Bradasheshit” të dhjetorit 2018, ku u vra vëllai dhe xhaxhai i tij, si edhe një shtetas turk. Halili ka shpjeguar se nuk e ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe se kontaktet më të i mbante Xhuliano Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos