Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti të enjten në Izrael, në një mision në Lindjen e Mesme për të parandaluar zgjerimin e luftës së shpërthyer mes Tel Avivit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Blinken do të takohet fillimisht me presidentin izraelit, Isaac Herzog, dhe më pas do të udhëtojë drejt Jerusalemit për të biseduar me kryeministrin Netanjahu. Sekretari i Shtetit pritet të zhvillojë një takim edhe me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, në Bregun Perëndimor.
Para se të nisej drejt izraelit, Blinken u tha gazetarëve se do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së për të siguruar lirimin e më shumë se 100 personave të marrë peng nga Hamasi, disa prej të cilëve mund të jenë shtetas amerikan.
Sipas Blinken, të paktën 22 qytetarë të Shteteve të Bashkuara ishin vrarë gjatë sulmit masiv të grupit militant, ndërsa ka gjasë që shifrat të rriten më tej. (A2 Televizion)