
Bazilika ‘’Fjetja e Shën Mërisë” në Bishqethëm të Lushnjës, është ndër objektet e kultit ndër më të rrallat jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin e Ballkanit.
Por, si shumë objekte të tilla në vendin tonë edhe pse në letra ka marrë statusin e monumentit të kulturës, në realitet përkujdesja edhe mirëmbajtja lënë për të dëshiruar.
Përveçse një objekt kulti, ikonografia e kësaj bazilike është tërësisht shqiptare e pikturuar nga familja Cetiri nga Grabova mbi 3 shekuj më parë.
Dhe kjo është një arsye më shumë për të mbrojtur këto piktura që janë pjesë e trashëgimisë sonë të besimit ortodoks.
Përveç pikturave edhe historia e kësaj bazilike daton disa qindra vite më parë.
Kjo bazilikë është edhe një vlerë e paçmuar e identitetit të kësaj zone, ndaj mirëmbajtja dhe trashëgimia e saj nuk duhet të lihet më në mëshirë të fatit. (A2 Televizion)