Tifozët mbushin linjat direkte, ndeshja rrit çmimet e akomodimit deri në 20% më shumë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 13:28 | Aktualitet
Tifozët mbushin linjat direkte, ndeshja rrit çmimet e akomodimit

Prej vitesh çekët kanë shfaqur interes për Shqipërinë, por një event i rëndësishëm sportive, si përballja mes dy vendeve për t’u kualifikuar në evropian është një karrem i mirë për një fluks të shtuar vizitorësh.

Impakti i parë është ndjerë tashmë nga agjencitë turistike të cilat nëpërmjet linjave direkte kanë sjellë me qindra tifozë në vend dhe i kanë akomoduar.

“Unë kam pas kërkesa të drejtpërdrejta se operoj gjatë sezonit veror me 3 kompani të mëdha me republikën ceke. Dëshironin të vitin dhe me charter për shkak të mungesës biletave nuk u realizua. Ne kemi dhe një linjë direkte që operon me Çekin dhe duke ka patur parasysh statistikat, ka qenë ezauruar avioni.”

Numri më i madh i akomoduar në Tiranë po dhe në Durrës për një distancë të afërt

Përtej akomodimit në hotele një interes i shtuar ka qenë edhe për “AirBnb”, Apartamentet që jepen për qera ditore, ku çmimet këto ditë janë rritur më shumë.

“Kemi një rritje në raste specifike kur flasim për evente të caktuara në masën 15-20%. Kryesisht rezervimet bëhen që momentin ose datën zyrtare të ndeshjes dhe bllokohen direkte. Ky është një marketing i mirë për Shqipërinë por këta tifozë mund të rikthehen përsëri. “

Impakt i mirë për disa dimensione në ekonominë e vendit, ndonëse jo aq sa finalja e Conference league, ku Tirana përballi Romen dhe Fejnordin.

“Kemi një bilanc të Conference League e cila solli të ardhura të mëdha. Padyshim dhe kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kemi një numër të madh që kanë ardhur në Shqipëri edhe nga diaspora, pala ceke etj. Kemi një numër të madh njerëzish që kanë ardhur në vendin tonë me këtë qëllim.”

Përqendrimi i ngjarjeve sportive në Shqipëri po vlerësohet risi pozitive në sektorin e turizmit, çka shton shpresën për vizitorë që zgjedhin të rikthen në vendin tonë vit pas viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos