Plagosje me thikë në Elbasan

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 17:41 | Aktualitet
Plagosje me thikë në Elbasan

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me thikë fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku mësohet se autori, pas një konflikti të çastit, qëlloi me thikë A. H., 27 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.

“Elbasan

Dëmtoi me mjet prerës, një 27-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte shkuar për të marrë mjekim, një 27-vjeçar, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 17-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin A. H., 27 vjeç,(fqinj), i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, i autorit të dyshuar të plagosjes, ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Mjeti prerës thikë që dyshohet se është përdorur nga autori, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu