“Edhe një flakadan na lë pa tifozë përballë Faroeve”, Balla dhe Duka mesazh tifozëve

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 09:19 | Aktualitet
“Edhe një flakadan na lë pa tifozë përballë

Kur na ndajnë pak orë nga ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, së bashku me drejtuesit e policisë, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Balla dhe Duka kanë bërë të ditur planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe u bënë thirrje tifozëve që të mos tentojnë të fusin sende të palejuara në stadium, pasi ndëshkimet do të jenë të rënda për të gjithë.

Janë disa problematika që duhet t’i ndajmë me publikun, duke nisur nga kontrolli i biletave që do të bëhet pa hyrë në stadium, kur bëhet kontrolli fizik, edhe kontrolli me pajisje e cila verifikon vlefshmërinë e biletës. Policia ka marrë masat për të luftuar falsifikimin e biletave dhe kushdo që do tentojë do të ndiqet nga policia dhe prokuroria. Nisur nga ndeshja me Poloninë, Federata ka marrë vendime për të penguar disa persona të hyjnë në stadium, identitetet e tyre janë publike. Këto shembuj do të ndiqen dhe për ndeshjet e tjera sportive në vend. Nga FSHF na duhet që për personat që ka vendim gjykate, të përjashtohen nga eventet sportive.

Dua të jem i qartë me sportdashësit dhe tifo-grupet, nuk do të tolerohen raste dhune dhe masat do të jenë drastike. Jemi duke studiuar që Policia të rimarrë sigurinë për ndeshjet e mëdha, për mbarëvajtjen e tyre në bashkëpunim me FSHF. Do të kemi një numër rekord punonjësish policie të angazhuar për sigurinë publike. Kërkoj mirëkuptimin e gjithë tifozëve që mbërritja në stadium të mos jetë orën e fundit, por të jetë e shtrirë në 3 orët që paraprinë eventin për të bërë verifikimet e duhura.

Balla theksoi më tej se edhe nëse ka një rast me flakadanë në stadium publiku duhet të kuptojë se ndeshja e radhës e kombëtares më 20 nëntor, do të zhvillohet me gjysmën e kapacitetit të “Arenës Kombëtare” ose pa prezencën e tifozëve.

Për të gjithë sportdashësit dua të përsëris thirrjen për të mos tentuar të hyjnë me lëndë piroteknike, të cilat sjellin dëmtime të imazhit të vendit. Të rritim vigjilencën para ndeshjes dhe gjatë kontrolleve. Kush do që t’i bëjë dëm Kombëtares Kuqezi, do jetë ai që vjen me flakadan, ndaj ne do jemi të përgatitur që të reagojmë fort. Nuk mund të dëmtojmë ëndrrën për të shkuar për herë të dytë në Europian me veprime keqdashëse, sepse ato veprime nuk janë më tifozeri, por veprime keqdashëse“, tha ministri i Brendshëm.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka kërkoi bashkëpunimin e tifozëve që do të jenë në stadium për të shmangur dënimin e fushës.

Uroj të jetë festë me rezultat“, theksoi Duka.

Sakaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku informoi se uniformat blu do të marrin nën kontroll dyert e emergjencave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani