Dështimi i inteligjencës izraelite, si u trajnua Hamasi 1 km nga kufiri për sulmin vdekjeprurës?

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 09:54 | Bota
Dështimi i inteligjencës izraelite, si u trajnua Hamasi 1 km nga

Video propagande të publikuara nga Hamas, tregojnë detaje drithëruese mbi vitet e përgatitjes që çuan në sulmet e përgjakshme nën hundën e Izraelitëve.

Duka analizuar të dhënat e videove, një hetim i CNN mundi të zbulojë praninë e të paktën 6 zonave të trajnimit brenda Gazës, vetëm 720 metra nga pjesa më e fortifikuar dhe e mbrojtur e kufirit izraelit.

Në këtë kamp, Hamasi rikrijoi një kompleks izraelit, me elemente të kalimeve të afërta kufitare përfshirë shenja të batalionit Erez që patrullon kufirin. Videot tregojnë se ata janë praktikuar madje edhe për pengmarrje të personave dhe prangosjen e tyre në kamp.

Imazhe satelitore sugjerojnë se kampi u ndërtua, brenda një viti e gjysmë. Në dy lokacione të tjera, në pjesën jugore të Gazës, Hamas u trajnua për sulmin e guximshëm me parashuta duke provuar fluturimet dhe zbarkimet.

Në të gjashta zonat, imazhet dyvjeçare satelitore, nuk treguan sinjale të aksioneve ushtarake izraelite. Por ato sugjerojnë se gjatë dy viteve të fundit, disa prej kampeve u zgjeruan në fermat e afërta dhe se brenda tyre pati aktivitet gjatë 7 muajve të fundit.

Zbulimet mbresëlënëse ngrenë pyetje, se si ka arritur Hamasi të trajnohet kaq haptazi, pranë kufirit për kaq gjatë, dhe se si është e mundur që zyrtarët izraelitë nuk i zbuluan dhe parandaluan planet për sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos