Fshehën kanabisin e mbjellë në 2 fshatra në Pukë, pezullohen nga detyra 5 policë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 14:51 | Aktualitet
Fshehën kanabisin e mbjellë në 2 fshatra në Pukë,

5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra për shkak se akuzohen për shpërdorim detyre. Mësohet se 5 efektivët e policisë në Komisariatin e Pukës pasi kanë fshehur kanabisin e mbjellë në zonë.

5 policët kishin deklaruar se nuk ka kanabis të mbjellë në zonë, ndërkohë që pak ditë më pas, gjatë një kontrolli u zbuluan plot 4000 bimë të mbjella në fshatrat Curak dhe Shkozë.

Për pasojë, është marrë vendimi për pezullimin nga detyra të Komisarit E. P. (ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë), aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit, në DVP Shkodër, inspektorët A. N. (me detyrë SPZ), P. F. (me detyrë ndihmës-specialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale), Z. M. dhe F. A. (të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme), në Komisariatin e Policisë Pukë.  

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar nga detyra, 5 punonjës policie të strukturave në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, konkretisht:

Komisarin E. P. (ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë), aktualisht me detyrë shef i Seksionit për Arkivën Kriminale dhe Cilësinë e Informacionit, në DVP Shkodër;

Inspektorët A. N. (me detyrë SPZ), P. F. (me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale), Z. M. dhe F. A. (të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme), në Komisariatin e Policisë Pukë.

Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në vitin 2021, pas kontrollit të territorit të fshatrave Curak dhe Shkozë, në Pukë, kanë deklaruar se nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara, ndërkohë që disa ditë më pas, në këto zona janë gjetur të kultivuara 4000 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”, njofton Policia.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi