Zgjedhje për KLP, prokurorët kërkojnë mbrojtje dhe trajtim më të mirë financiar

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 19:58 | Aktualitet

Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për të zgjedhur tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u kthye në një arenë të ekspozimit të problemeve të sistemit. Kryeprokurori Olsian Çelaj tha se “armata” e prokurorëve po kalon një periudhë të vështirë, të shoqëruar me besim të ulët të opinionit publik tek ta. Sipas tij vendi ka nevojë për prokurorë të pavarur nga kushdo, ndërsa kërkoi solidaritet për t’i bërë ballë çdo kërcënimi, qoftë edhe fizik.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni