Flamurtari e nis me fitore kampionatin kombëtar të Basketbollit për femra. Ekipi vlonjat ka fituar 71-48 ndaj Tiranës, në javën e parë të sezonit të ri 2023-2024.
Flamurtari, me ndryshime në përbërje, nga sezoni i kaluar ka treguar sërish ambiciet edhe për këtë kampionat ku kërkon titullin kampion.
Ndeshja ka qenë thuajse gjatë gjithë kohën e dominuar nga ekipi i drejtuar nga Elona Hasanaj ndërsa mbylli 10 minutat e para në avantazh 14-11 edhe në periodën e dytë, ekipi vlonjat vijoi të ishte më i saktë në parket ndërsa e mbylli 10 minutëshin e dytë në shifrat 31-20.
Pas pushimit ishte ndoshta edhe perioda e tretë më e mirë për ekipin vlonjat që thelloi avantazhin dhe shkoi në shifrat 54-32.
Në 10 minutat e fundit kishte më shumë administrim të ndeshjes dhe aktivizim të vajzave të reja ndërsa krejt takimi mbyllet 71-48.
Një nisje me fitore ndaj një ekipi rival për Flamurtarin në një sezon ku kampionati në basketboll për femra cilësohet mjaft i vështirë, por me objektivin për titull kampion. (A2 Televizion)