Plagoset 17-vjeçari afgan në Shkodër

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 15:34 | Aktualitet
Plagoset 17-vjeçari afgan në Shkodër

Një 17-vjeçar afgan ka mbetur i plagosur pas një sherri me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe.

Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, mësohet se 4 shtetas afganë janë konfliktuar me një grup personash, për motive që ende nuk dihen. Konflikti ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve, por pasojë 17-vjeçari ka marrë plagë në trup. Bëhet fjalë për të miturin A. Z., i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, teksa motivet e këtij sherri mbeten ende të paqarta.

“Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt”, njofton Policia.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri