Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 83%
  • E pamundur 17%

Grabiti mijëra euro dhe paund në Shkozë, kapet “me presh në duar” skifteri

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 13:22 | Kronikë
Grabiti mijëra euro dhe paund në Shkozë, kapet “me presh

Një 28-vjeçar, i filmuar nga kamerat e sigurisë së një banese në Shkozë, teksa hyn për të grabitur, është identifikuar dhe vënë në pranga nga policia.

Pasi hyri në banesën e ndodhur në rrugën “Theodhori Bej” të kryeqytetit, grabitësi arriti të dalë prej andej me rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe aksesorë floriri.

I riu me inicialet E.A. është kapur me “presh në duar” pak orë pas ngjarje, nga efektivët që i kanë gjetur një pjesë të konsiderueshme të parave dhe bizhuteritë e grabitura.

Njoftimi i policisë:

Pas kallëzimit të marrë nga një 42-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, është organizuar dhe finalizuar operacionin policor i koduar “Shkoza”.      

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. A. (Gj)., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u peocedua penalisht shtetasi Sh. P., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. A. (Gj)., dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. 

Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu