Mbollën drogë e misër në të njëjtën parcelë, gjykata vendos fatin për dy të arrestuarit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 16:00 | Kronikë
Mbollën drogë e misër në të njëjtën

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg vetëm për një nga dy të arrestuarit pas operacionit antidrogë në Bishan të Vlorës.

Pas operacionit policor efektivët gjetën bimë kanabisi mes rreshtave me bimë misri të cilat i asgjësuan.

Sipas policisë, në sipërfaqen e tokës së mbjellë me misër u gjetën 4900 mijë bimë narkotike dhe një sasi tjetër kanabisi në proces tharje, e cila pas peshimit u raportua se bëhej fjalë për 298 kg kanabis.

Paralelisht me aksionin për asgjësimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis, forcat e rendit shoqëruan dy persona, pronarin e tokës i cili tha se e kishte dhënë atë me qira.

Në pranga përfundoi edhe qiramarrësi i tokës, një shtetas me inicialet S.Ll, i cili po hetohet bashkë me persona të tjerë për veprën penale kultivim i bimëve narkotike.

A2 CNN Livestream

A2 Business