Theu “arrestin shtëpiak”, vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 08:57 | Kronikë
Theu “arrestin shtëpiak”, vihet në pranga

Një 32-vjeçar është vënë nën pranga në Dibër, pasi ka thyer masën “arrest në shtëpi”.

I riu i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje.

“M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale Vjedhje“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos