Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

E rëndë në Theth, turistja 31-vjeçare gjermane bie në greminë dhe vdes

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 16:09 | Kronikë
E rëndë në Theth, turistja 31-vjeçare gjermane bie në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku një turiste 31-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në greminë, teksa po bënte ecje me një grup turistësh të tjerë.

“Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë. Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.”

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani