Arrestohet në Vlorë Lorenc Kapllani, i dënuar në Itali me 19 vite burg

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 07:23 | Kronikë
Arrestohet në Vlorë Lorenc Kapllani, i dënuar në Itali me 19

Policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj në qytetin e Vlorës, pasi është dënuar me 19 vjet burg në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

“Finalizohet nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania, operacioni policor i koduar “Midday”. 

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i shkëmbimit në kohë reale të këtij informacioni.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania, si rezultat i inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midday”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në lagjen “10 Korriku”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj, 53 vjeç, banues në Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos