
Si pasojë e punimeve që operatori i shpërndarjes do të kryejnë në disa fidera të NST Ndroq dhe Dinamo, përgjatë datave 16-18 tetor në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas OSHEE energjia do të ndërpritet gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 dhe do të prekë kryesisht zonën e Ndroqit, Laprakës dhe Paskuqanit.
Njoftimi i OSHEE:
16 tetor
Pjesërisht: Ndroq, Pinet, Barzëz,
Zhurije, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, rruga “Xhevdet Mancaku”
17 tetor/09:00-14:00
Pjesërisht: Laprakë (pas spitalit të Traumës), rruga “Don Bosko”, (tek ish-parku i autobusave), rruga “Josif Pashko”
18 tetor
Pjesërisht: rruga “Jordan Misja”,
Bathore, Paskuqan (A2 Televizion)