Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Predhë kundër selisë së OKB-së në Liban

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 19:02 | Bota
Predhë kundër selisë së OKB-së në Liban

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) ka raportuar se një predhë ka goditur selinë e saj në Libanin jugor.

“Shtabi ynë në Naqoura u godit nga një raketë dhe ne po punojmë për të verifikuar se nga erdhi kjo raketë. Trupat tona nuk ishin në godinë në atë kohë dhe, për fat të mirë, askush nuk u lëndua”, thuhet në deklaratën e OKB-së.

Pavarësisht kësaj, misioni ndërkombëtar donte t’u kujtonte të gjitha palëve të përfshira se sulmet kundër civilëve ose personelit të Kombeve të Bashkuara (OKB) janë “shkelje e ligjeve ndërkombëtare”, që korrespondojnë me krimet e luftës.

Duhet theksuar se zona kufitare mes Libanit dhe Izraelit ka regjistruar sot një ringjallje të dhunës që filloi një javë më parë, me të paktën pesë sulme me raketa të kryera nga Hezbollahu kundër pikave të ndryshme në veri të Izraelit, e cila është kundërpërgjigjur me artileri dhe bombardime ajrore.

A2 CNN Livestream

A2 Business