Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

SHBA paralajmëron përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 17:51 | Bota
SHBA paralajmëron përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e

Jake Sullivan, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, paralajmëroi të dielën për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tha se SHBA po bën përpjekje për kalimin e sigurt për qytetarët amerikanë nga Gaza në Egjipt.

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që popullata civile që po largohet nga Gaza të ketë qasje në ushqim, ujë dhe strehim dhe që të arrijnë në zona të sigurta.

“Ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe, sigurisht përfshirja e Iranit. Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara nga Hezbollahu në Liban”, tha Sullivan.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë shtoi se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës nuk ka asnjë lidhje me Hamasin, duke shtuar se ata “meritojnë jetesë me dinjitet dhe të sigurt”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë