Nëntë ditë nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael, bilanci i viktimave vijon të rritet. Sipas përditësimeve të fundit, numri i të vdekurve është 1 400.
Ndërsa, mbi 3 500 izraelitë të tjerë janë plagosur pas sulmit të së shtunës së kaluar dhe fati i të paktën 120 njerëzve të marrë peng nuk dihet.
Nga ana tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, në Gaza janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit, të paktën 300 palestinezë. Kurse, të plagosurit raportohet të jenë 800.
Ndërkohë, Forcat Izraelite të Mbrojtjes janë duke u bërë përgatitje intensive për operacionin e planifikuar tokësor në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite sot u dha një afat të ri sot civilëve, të cilët ndodhen në pjesën veriore të Rripit të Gazës, për t’u nisur drejt jugut.
Banorët mund të nisen nga ora 10:00 deri në orën 13:00 dhe duhet të ndjekin një itenerar të paracaktuar të cilin ushtria nuk do ta prekë.
Izraeli vijon të akuzojë Hamasin se po përpiqet të pengojë civilët palestinezë të lëvizin në jug dhe se po përdor vetë popullsinë e Gazës si mburoja njerëzore. (A2 Televizion)