Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Vritet një nga përgjegjësit për masakrën në Kibbutz Nirim

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 08:00 | Bota
Vritet një nga përgjegjësit për masakrën në

Një nga përgjegjësit për masakrën në Kibbutz Nirim është vrarë mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e bëjnë të ditur Forcat izraelite të Mbrojtjes, sipas të cilave, Billal al-Kedra u vra në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite njofton se Billal al-Kedra ishte komandanti njësisë elitë të Hamasit të njohur si  “Nukhba” në zonën Khan Yunes, në jug të Rripit.

Forca ajrore, e cila ka bombarduar Gazën që nga e shtuna e kaluar në një aksion hakmarrës kundër Hamasit, goditi gjithashtu mbi njëqind objektiva të vendosura në Zaytun, Khan Yunis dhe në perëndim të Jabaliya.

Këto sulme, sipas ushtrisë izraelite kanë pasur si shënjestër qendrat e komandës operacionale të, komplekset ushtarake, dhjetëra lëshues, poste lëshimi raketore antitank dhe pika vëzhgimi të Hamasit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani