Macron nesër në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Begaj, zbardhet agjenda

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 14:48 | Politikë
Macron nesër në Tiranë, takim “kokë më

Emmanuel Macron pritet të vijë, ditën e nesërme, në Tiranë në një vizitë zyrtare, si i pari president i Francës në Shqipëri. Ai pritet të zhvillojë një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Presidenca ka zbardhur agjendën, ku mësohet se takimi do të nisë në 08:25 me mbërritjen zyrtare të Macron në presidencë, ku 10 minuta më pas do të nisë takimi “kokë më kokë” mes dy krerëve të Shtetit.

“Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë, agjenda e vizitës në Presidencë: 8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

 Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve, njofton presidenca.

Macron kishte njoftuar se do të ishte në Shqipëri edhe për punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, mirëpo për shkak të sulmit terrorist të ndodhur në Arras, ai anuloi pjesëmarrjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos