“Është një version i ri i nazizmit”, Netanyahu i kërkon botës të bashkohet kundër Hamasit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 15:23 | Bota
“Është një version i ri i nazizmit”, Netanyahu i

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me një gjuhë veçanërisht të ashpër në parlamentin izraelit, Knesset, pasditen e sotme. Duke iu referuar Hamasit, ai tha se është pjesë e “boshtit të së keqes” së Iranit dhe Hezbollahut dhe përfaqëson një version të ri të nazizmit.

Ai siguroi parlamentin se kombi i Izraelit është i bashkuar në qëllimin e fitores, ndërsa nënvizoi se do të ketë një hetim për dështimet e inteligjencës dhe sigurisë që lejuan Hamasin të nisë një sulm kaq të përgjakshëm më 7 tetor.

Netanyahu bëri po ashtu thirrje që bota të bashkohet për të mposhtur Hamasin ashtu siç mundi ISIS-in dhe nazistët.

Ka shumë pyetje rreth fatkeqësisë që na ndodhi dhjetë ditë më parë. Ne do të shqyrtojmë plotësisht çdo aspekt. Kombi është i bashkuar drejt një qëllimi, fitores. Ne do të triumfojmë sepse bëhet fjalë për ekzistencën tonë në këtë rajon, e cila është e mbushur me forca të errëta. Hamasi është pjesë e boshtit të keq të Iranit dhe Hezbollahut. Qëllimi i tyre është të zhysin Lindjen e Mesme në një humnerë kaosi. Tani, shumë anembanë botës e kuptojnë se me kë përballet Izraeli. Ata e kuptojnë se Hamasi përfaqëson një version të ri të nazizmit. Ashtu si bota u bashkua për të mposhtur nazistët dhe ISIS-in, ashtu duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin. Ne jemi të përkushtuar ndaj të gjitha familjeve. Ne nuk do të dorëzohemi në përpjekjet tona për të rikthyer vëllezërit dhe motrat tona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi