Ekuadori zgjedh presidentin më të ri në histori

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 08:23 | Bota

Biznesmeni Daniel Noboa është zgjedhur presidenti i Ekuadorit në moshën 35-vjeçare, duke u bërë personi më i ri në historinë e vendit që merr këtë detyrë të rëndësishme.

Ai u shpall fitues në zgjedhjet e së dielës ku mori 52.3% të votave, duke lënë pas rivalen e tij në garë, Luisa González, e cila pranoi humbjen.

35-vjeçari vjen nga radhët e partisë National Democratic Action dhe është djali i Álvaro Noboa, i cili ka garuar 5 herë për president, por nuk ka fituar asnjëherë.

Megjithatë, Noboa do të qëndrojë në detyrë për 17 muaj, por ka mundësinë të rikandidojë në vitin 2025. Ai do të betohet më 25 nëntor, vetëm 5 ditë përpara ditëlindjes së tij të 36.

Pas publikimit të rezultateve, Noboa përshëndeti mbështetësit e tij dhe deklaroi se nga nesër do të nisë një erë e re për rindërtimin e Ekuadorit, të goditur rëndë nga dhuna, korrupsioni dhe urrejtja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi