Vritet me thikë një 6-vjeçar në SHBA, policia amerikane: U sulmua sepse ishte mysliman!

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 07:48 | Bota
Vritet me thikë një 6-vjeçar në SHBA, policia amerikane: U

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se, një 71-vjeçar është akuzuar për vrasje dhe krime urrejtjeje, pasi dyshohet se sulmoi me thikë dy persona sepse ishin myslimanë. Joseph Czuba, akuzohet për vrasjen e një djali 6- vjeçar dhe plagosjen e nënës së tij 32-vjeçare, në Plainfield, Illinois.

Ata ishin në shënjestër për shkak të konfliktit aktual midis Hamasit dhe Izraelit, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Will. Presidenti Biden dënoi sulmin ndaj nënës dhe djalit të saj, të cilët ishin palestinezo-amerikanë.

“Ky akt i tmerrshëm urrejtjeje nuk ka vend në Amerikë dhe qëndron kundër vlerave tona themelore: lirisë nga frika për mënyrën se si lutemi, çfarë besojmë dhe kush jemi. Si amerikanë, ne duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtje”.

Czuba u akuzua për vrasje të shkallës së parë, tentativë për vrasje të shkallës së parë, krime të urrejtjes dhe sulm të rëndë.

Në dëshminë e saj, nëna e të miturit, tha se “luftoi” kundër sulmuesit, por kur oficerët mbërritën në vendngjarje, djali kishte plagë të shumta thike në pjesën e sipërme të trupit dhe ndërroi jetë në spital. Sipas autoriteteve amerikane, thika e përdorur nga sulmuesi ishte e dhëmbëzuar dhe 31 cm e gjatë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024