Policia e Kosovës zbulon tjetër arsenal armësh në veri

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 08:51 | Kosova
Policia e Kosovës zbulon tjetër arsenal armësh në veri

Policia e Kosovës bën me dije se ka zbuluar një arsenal tjetër armësh në një fshat në veri të banuar më së shumti nga serbët.

Prej ngjarjeve të Banjskës, Policia e Kosovës ka ushtruar kontrolle në disa lokacione dhe ka zbuluar sasi të madhe municioni dhe armësh, çka tregon se sulmi i 24 shtatorit mund të merrte përmasa më të mëdha.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në atë lokacion janë gjetur dy armë, një sasi municioni, katër granata dore.

“Në orët e pasdites, një qytetar ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhin mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë, ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon”, shprehet Zahiti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos