Presidentja e Kosovës nuk dekreton kryeprokurorin e ri

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 09:45 | Kosova
Presidentja e Kosovës nuk dekreton kryeprokurorin e ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur përmes një konference për shtyp se ka vendosur të mos e dekretojë kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.

Gjatë fjalimit të saj, kryetarja e shtetit bëri me dije se ka gjetur disa shkelje që lidhen me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës, lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave”, deklaroi presidentja.

Ajo shpjegoi se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos