Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dy liderë të lartë të Hamasit në sulmet në Rripin e Gazës.
Ata raportuan se i pari është Muhammad Awdallah, komandanti i sistemit raketor, anti-tank të Brigadës së qytetit të Gazës.
Ndërsa, i dyti është Akram Hijazi i Forcave Detare të Hamasit, përgjegjës për drejtimin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit nga Gaza.
Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme, të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në Gaza, që raportohet të jetë shkaktuar nga një sulm ajror i Izraelit.
Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Rripin e Gazës, ndërsa tashmë është konfirmuar që sulmi në spitalin al-Ahli është më vdekjeprurësi në pesë luftëra që nga viti 2008. (A2 Televizion)