Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

3.8 mln shikues në një javë, dokumentari për Beckham thyen çdo rekord

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 08:50 | Showbiz
3.8 mln shikues në një javë, dokumentari për Beckham thyen

Dokumentari për jetën e David Beckham që po transmetohet ne Netflix ka thyer çdo rekord të mundshëm, me mbi 3.8 milionë ndjekës në vetëm 1 javë.

Janë 4 seri, që nisën të transmetohen në 4 tetor e prej asaj dite çdokush ka parë në detaje dhe sekrete nga familja Beckham, biznesin apo edhe pengjet e sportistit në futboll.

Vetëm episodi i parë, është ndjekur aktualisht nga 3.8 milionë. Rekordi tashmë është tejkaluar krahasuar me çdo dokumentar tjetër, që është transmetuar në këtë platformë.

Seria e parë i dedikohet karrierës së Beckham, sidomos momentit kur mori kartonin e kuq në Kupën e Botës në vitin 1998.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu