Kuvendi I Kosovës mban një seancë këtë të premte për të mbështetur rezolutën e Parlamentit Europian lidhur me dënimin e sulmit në Banjskë. Vetëvendosje kërkon nga ndërkombëtarët që të sanksionojnë Serbinë, ndërsa opozita thekson nevojën që qeveria e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për politikën e jashtme. (A2 Televizion)