Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 10%
  • Pak 14%
  • Aspak 76%

Akuzat për korrupsion, Berisha: Në proces janë reformat epokale të PD-së

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 12:10 | Politikë
Akuzat për korrupsion, Berisha: Në proces janë reformat epokale

Sali Berisha thotë se me akuzat që janë ngritur kundër tij nga Prokuroria e Posaçme, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës.

“Unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD-ja në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to”.

Vijon…

Ditari A2 CNN