Legjitimuan procesin? Avokati i Berishës në A2 CNN: Ja pse zgjodhëm të shkojmë sot në seancë gjyqësore

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 19:27 | Politikë
Legjitimuan procesin? Avokati i Berishës në A2 CNN: Ja pse

Sali Berisha nuk ishte sot i pranishëm në seancën gjyqësore që u mbajt në GJKKO, pasi është vënë në akuzë për “korrupsion pasiv, por u përfaqësua nga dy avokatë të tij, Genc Gjokuta dhe Sokol Mëngjesi. Në një kohë që Berisha e cilëson masën e sigurisë ndaj tij si anti-Kushtetutes ndaj tij, i ftuar në A2 CNN, avokati Gjokuta u kujdes që të sqaronte se prezenca e palës mbrojtëse sot në GJKKO nuk është një legjitimim të procesit. Përkundrazi, në emisionin “Debat” me Alba Alishanin, Gjokuta sqaroi se prania e tyre është një dokumentim të deligjitimitetit të kësaj seance, por edhe të të gjithë procesit në tërësi.

“Prezenca jonë nuk lidhet me legjitimimin e procesit, por me parashtrimin e kërkesave që ta vënë në binar këtë çështje. Duhet të shkojmë, të bëjmë kërkesat përkatëse, siç ishte kërkesa për përjashtimin e procesit, por dokumenton de-legjimitetin e këtij procesi”.

Berisha pretendon se ndaj tij nuk mund të caktohej një masë sigurie pa kaluar fillimisht nga Kuvendi. Pika kyçe që bazohet i gjithë argumenti i ish-kryeministrit, por edhe i mbështetësve të tij, është fakti se masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e daljes jashtë vendint ata e konsiderojnë si “heqje lirie”. E në këtë rast, ato thonë se për sa kohë një deputeti synohet që t’i hiqet liria, pacarësisht se deri në çfarë masë është kjo, do duhet marrë domosdoshmërish një miratim nga ana e Institucionit të Parlamentit.

“Në bazë të ligjit, në bazë të praktikës detyrimi për paraqitje dhe kufizimi i lëvizjes, janë heqje lirie, dhe kjo është një nga ato masa që ligji thotë që arresti me burg, apo në shtëpi apo masë tjetër që kufizon ose kufizon lirinë, është heqje e lirisë.  Detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë heqje e pjesshme e lirisë, por duhet t’i drejtohet Kuvendit dhe më pas Kuvendi jep leje për caktimin e masës. Nuk flitet me sasinë, por me konceptimin e kufizimit të lirisë”.

Me shumë gjasa, Berishën nuk do të jetë i pranishëm në asnjë seancë gjyqësore, sepse pala mbrojtëse ka marrë një prokurë me të drejta të plota nga ish-kryeministri, për ta përfaqësuar atë deri në përfundim të këtij procesi. Për këtë, ka gjetur dakordësinë dhe nga organi i akuzës, si edhe nga trupa gjykuese.

“Nga ana e Berishës janë përpiluar 2 prokura, një për mua një për kolegun tim, Sokol Mëngjesin dhe ne i paraqitëm prokurat dhe gjykata dhe me dakordësinë e prokurorëve e pranoi vijimin e gjykimit në mungesë të Berishës, për sa kohë na jepte të gjitha tagrat”.

Ndërkohë, ai artikuloi një sërë akuzash në drejtim të gjyqtares, Irena Gjoka, ndaj së cikës kanë ngritur një padi në SPAK si edhe kanë kërkuar përjashtimin e saj nga çështja.

“Ne në këtë seancë të verifikimit të ekzekutimit të seancës dhe ne që në çelje të shqyrtimit gjyqësor, ne kemi përkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ne kemi paraqitur kërkesën bazuar në dispozitën konkrete për shkaqe madhore njëanshmërie të gjyqtares dhe është bërë kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre dhe ky kallëzim ka të bëjë me antikushtetutshmërinë e këtij vendimi, se ka caktuar pas sigurimi në shkelje të Kushtetutës.  Brenda 3 ditëve do të depozitojmë sa më shpejtë dhe brenda 5 ditëve bën shqyrtimin e kësaj kërkese”.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje. Për këtë çështje është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzat ndaj të cilit, për kreun e Rithemelimit janë të pabaza, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu