Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Dënohet me 50 vite burg “fytyrë engjëlli” që qëlloi me armë një 5-vjeçare

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 10:08 | Bota

Një gjykatë amerikane ka dënuar me 50 vite burg një adoleshent, i cili qëlloi për vdekje një vajzë të vogël. 16-vjeçari Noah Ney u dënua si i rritur për të shtënat me armë në vitin 2022. Ney u burgos të hënën pasi dy muaj më parë ai ishte arratisur nga një qendër paraburgimi për të mitur ku kishte sulmuar stafin, kishte përmbytur qelinë e tij me jashtëqitje. Ai u arrestua tri ditë më vonë.

Ndihmësprokurori i rrethit që rekomandoi burgosjen e 16-vjeçarit tha se ai ka të dhëna që tregojnë se çdo përpjekje e bërë për të ndryshuar sjelljen e tij delikuente ka dështuar. Ney tashmë kishte një precedent penal që daton që nga vitet e shkollës së mesme, kur qëlloi një vajzë pesëvjeçare, prillin e kaluar. Gjykata u tha se 16-vjeçari ishte anëtar i një bande të quajtur Hoover Crips.

5-vjeçarja ishte duke luajtur brenda shtëpisë së saj, kur një makinë e vjedhur i ka kaluar dhe ka qëlluar drejt saj duke e goditur në qafë dhe në shpatull. Ney u arrestua i armatosur, tri ditë pasi ai u arratis duke u hedhur nga një gardh nga Qendra e Drejtësisë për të Mitur të Qarkut Tulsa. Gjykata dëgjoi se të dy prindërit e Ney-t kanë precedentë penalë dhe babai i tij është burgosur disa herë.

Nëna e Ney-t pranoi se djali i saj tregoi mizori si ndaj njerëzve, ashtu edhe ndaj kafshëve, por deklaroi se fajëson veten për sjelljen e djalit të saj. Halla e tij tha se ai ishte lënë pas dore gjatë gjithë jetës së tij, por gjykatës iu tha se sjellja e Ney ishte përkeqësuar kur ai jetonte me tezen dhe gjyshen e tij.

Një fqinj ka dëshmuar se ka shkaktuar kaos në lagje, ka mbajtur armë dhe thika dhe shpeshherë ka kërcënuar fqinjët me to. Ney u dënua me 50 vjet burg, pasi u deklarua fajtor për 12 akuza që përfshinin armë zjarri, drogë, banda, vjedhje dhe sulm, njoftojnë mediat e huaja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani