5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta – 19/03/2023

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 09:54 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta – 19/03/2023

Marrëveshja pa firmë mes Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrja e PD në zgjedhje, “vijat e kuqe” të Stabilizim Asocimit, task-forca për ndalimin e gomoneve drejt Anglisë dhe urdhri për arrestimin e Putinit.

1. Arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, por dokumenti nuk është firmosur ende

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke pranuar edhe aneksin e vendosur nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian për zbatimin e planit. Por, edhe pse pati dakordësim, asnjëra nga palët nuk e ka nënshkruar dokumentin. Sipas Shefit të Çështjeve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë në BE, Josep Borrell, unioni do të jetë mbikëqyrës i planit të zbatimit, nga i cili varet edhe rrugëtimi europian i dy shteteve

Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kjo marrëveshje nuk përmban vetëqeverisje të komunave serbe, por vetëmenaxhim, ndërkohë që e quajti pranimin e saj si njohje “defacto” të Kosovës nga Serbia. Por, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk mund të nënshkruajë dokumentin pa ia paraqitur atë më parë popullit serb.

Klikoni këtu për të gjitha zhvillimet nga Kosova.

2. Pjesëmarrja e PD në zgjedhje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi vendimin e Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke e detyruar të regjistrojë në zgjedhje Partinë Demokratike, pasi deklaratën solemne ta dorëzojë me firmën e nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar. Dy ditë më pas, Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por hoqi nga lista Partinë Demokratike, të futur aty nga grupimi Berisha, pasi, sipas tij, PD zyrtare nuk kishte shprehur vullnet që të ishte pjesë e tij.

Klikoni këtu për zhvillimet e fundit nga politika

3. “Vijat e kuqe” të vendosura në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit

U mbajt këtë javë në Tiranë mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që për herë të parë zhvillohej larg Brukselit. Në përfundim të takimit trepalësh me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Shqipëria ka hequr dorë nga nisma e pasaportave të arta. Këtë e konfirmoi edhe Kryeministri Rama, por nga ana tjetër ai këmbënguli se do të vijohet me Amnistinë Fiskale, një tjetër nismë e kritikuar nga unioni.

Në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, komisioneri Varhelyi tha se BE mbështet formalizimin e ekonomisë shqiptare, por, siç tha ai, ka disa vija të kuqe.

Intervista e plotë

https://youtu.be/Izs74TNEf6o

4. “Rrugët” drejt Anglisë, Shqipëri-Britani drejt krijimit të task-forcës për migracionin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, njoftoi se do të krijohet një Task-Force e Përbashkët për Migracionin që do të zvogëlojë, sipas tij, përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë. Por, ai theksoi se vetëm injektimi i shpresës mund të rikthejë popullin në vendlindje. Vetëm përgjatë vitit të kaluar nga Shqipëria drejt Anglisë udhëtuan më shumë se 12 mijë emigrantë. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë si Afganistani, Irani dhe Iraku.
(Lexo të plotë)

5. Putin shpallet në kërkim ndërkombëtar

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshoi një urdhërarrest ndërkombëtar për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si dhe komisioneren për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, të dyshuar si përgjegjës për skemën e dëportimit të fëmijëve ukrainas në Rusi. Por, Rusia i quajti qesharake këto akuza, duke thënë se urdhërarresti nuk ka asnjë vlerë ligjore për të, pasi nuk e njeh juridiksionin e gjykatës.
(Zbuloni çfarë ndryshon tani për Putinin)

Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/eERLWjyo2oc

Çmimet e karburanteve
Nafta: 182 lekë/litri me pakicë; 170 lekë/litri me shumicë.
Benzina: 182 lekë/litri me pakicë; 170 lekë/litri me shumicë.
Gazi: 75 lekë/litri me pakicë; 63 lekë/litri për automjetet.

Bordi i Transparencës, datë 16 mars 2023

Video për të mos u humbur

Momenti kur rruga ndahet në dysh pas vërshimit të ujit

https://youtu.be/0UT5sYN_hNY

Aktori Steven Seagal krah Putinit: Jam 1 milion për qind rus!

https://youtu.be/tzcFLLbho1A

Si “sardele në konservë”, grupi i dytë me 2000 të burgosur mbërrin në burgun famëkeq në El Salvador (A2 Televizion)

https://youtu.be/eRhmVcn8pAc

A2 CNN Livestream

Latest Videos