5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta – 12/02/2023

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2023, 20:27 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta – 12/02/2023

1. Ish-agjenti i FBI nxjerr opozitën në protestë

Opozita shqiptare organizoi të shtunën një protestë para Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës nga detyra e kreut të qeverisë, për shkak të lidhjeve të tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili po gjykohet për korrupsion në vendin tij. Mijëra vetë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u mbajtën disa fjalime. Në fund, disa protestues hodhën tymuese dhe flakadanë në drejtim të godinës dhe më pas u larguan paqësisht. Kryetari i PD, Sali Berisha, ftoi qytetarët që protestën e radhës ta zhvillojnë të hënën para godinës së Parlamentit. (Të fundit nga politika)

2. Tragjedi në Turqi, dhjetëra mijëra të vdekur nga tërmeti

Turqia dhe një pjesë e Sirisë u goditën të hënën nga 2 tërmete vdekjeprurës, që shkaktuan, deri të dielën, mbi 33 mijë viktima. Turqia ishte vendi më i prekur nga fatkeqësia, ku numërohen dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur dhe mijëra godina të shembura. Numri i viktimave parashikohet që do të rritet sërish. A2 CNN ishte në Turqi, nga ku solli dëshmitë e tragjedisë dhe përpjekjeve për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore. (Zhvillimet e fundit)

3. Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe kërkoi më shumë liri në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pasi sipas tij, kjo do ta bënte më të fortë PS dhe kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Intervistë” nga Merita Haklaj, Braçe tha se urrente të ishte ushtar. Ai foli edhe për korrupsionin si problem në qeverisjen e vendit dhe çështjen McGonigal.

Intervista e plotë

https://youtu.be/SqatFhtQ9QQ

4. Qeveria lehtëson edhe më tej procedurat për marrjen e punonjësve të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore po i shtrëngon bizneset shqiptare për të kërkuar krah pune jashtë vendit. Një kërkesë në rritje të vazhdueshme, që e ka shtyrë edhe qeverinë të nisë lehtësimin e procedurave për punonjësit e huaj. Një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Ekonomisë dhe Financave i hap rrugë miratimit të lejeve për të huajt brenda 2 javëve, nga rreth 3 muaj që aktualisht procedura zgjat. (Të fundit nga ekonomia)

Sa kushton një punonjës i huaj?

https://youtu.be/F2sU2S8p4ho

5. Kurti pranon planin franko-gjerman

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të njohur si plani “franko-gjerman”, duke vlerësuar se ka bazë të mirë për negociata të mëtejshme. Vendimi është përshëndetur nga përfaqësuesit e BE dhe Shteteve të Bashkuara, që ndërkohë i kërkojnë Kosovës të miratojë sa më shpejt Asociacionin e komunave serbe. (Lajmet e fundit nga Kosova)

Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/i5mmlL-Gjyg

Çmimi karburanteve

Nafta: 190 lekë/litri

Benzina: 185 lekë/litri

Gazi: 75 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 4 shkurt 2023

Videot që nuk duhet t’i humbni

Përplasje për Ukrainën në OKB, ambasadori shqiptar replikon me themeluesin e Pink Floyd

https://youtu.be/Xa8NvaKf7wU

Momentet tragjike që ndryshuan Turqinë përgjithmonë, publikohen pamjet e tmerrshme të tërmetit

https://youtu.be/LjxkCH3Xg4A

Vogëlushja mbron kokën e vëllait nën gërmadha (A2 Televizion)

https://youtu.be/64m36aSHBkM

A2 CNN Livestream

Latest Videos