5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 14/01/2023

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 17:56 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 14/01/2023

1. Drafti i ri, Shërbimi Informativ i Ushtrisë kalon në varësi të Ramës

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj që synon të ndryshojë mënyrën e funksionimit të Agjencisë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes i njohur si shërbimi informativ ushtarak. Krahas përcaktimeve të detyrave për këtë strukturë, drafti ka ndryshuar edhe mënyrën se si emërohet titullari i këtij institucioni. Ligji që është në fuqi përcakton se ai emërohet nga Ministri i Mbrojtjes ndërsa në draftin e propozuar, kjo kompetencë i kalon kryeministrit. (Lexo të plotë)

2. Kriza ekonomike, arsyet pse Shqipëria do të preket më shumë se vendet e rajonit

Krizat godasin njësoj… është aftësia reaguese ajo që përcakton shkallën e dëmit. Në një kohë që paralajmërimet për ditë edhe më të vështira po vijnë në rritje, themelet e brishta të ekonomisë shqiptare pritet të preken më tepër se ato të vendeve të tjera nga të cilat rrethohemi. Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e vendit tonë të jetë vetëm 2.2 për qind nga 3.7 për Kosovën apo 3.4 për Malin e Zi. (Lexo më shumë)

3. Mbi 14 mijë të prekur në një javë, gripi më agresiv se Covid-19 në Shqipëri

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht. Drejtoresha e këtij institucioni Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve ende nuk është arritur. (Lexo të plotë)

4. Kurti në Austri: Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën. Kancelari: Mësoni nga gabimet tona historike

Përkundër këmbënguljes së komunitetit ndërkombëtar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi edhe një herë gjatë një takimi në Vjenë se Asociacioni njëetnik nuk është i lejuar nga Kushtetuta e Kosovës. Kryeministri Karl Nehammer u ofrua të luajë rolin e negociatorit mes Kosovës e Serbisë, ndërsa paralajmëroi palët që të mësojnë nga gabimet historike të Austrisë. (Lexo më shumë)

5. Zbulohet “Toka” e dytë, planeti ku mund të ketë jetë

Një mision i NASA-s ka zbuluar një ekzoplanet në orbitën e një ylli të vogël, që ka formacione shkëmbore dhe një madhësi 95 për qind sa planeti ynë. Trupi qiellor i emërtuar “TOI 700 e”, ekziston në një zonë që mund të mbështesë jetën e gjallesave, pra ka distancën e duhur nga Dielli i saj që mundëson formimin e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e tij. (Lexo të plotë)

Parashikimi i motit, nga Tanja Portja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/YIT-aeSl0gE

Çmimet e karburanteve

Nafta: 199 lekë litri

Benzina: 177 lekë litri

Gazi: 71 lekë litri

Bordi i Transparencës, 20 dhjetor

Videot që nuk duhet t’i humbni

I humbi laptopi në hotel, klienti hyn me makinë në holl për hakmarrje

https://youtu.be/WqCbgD0ps4k

Temperaturat deri në -65 gradë celsius, si është të jetosh në një nga qytetet më të ftohta të botës? (A2 Televizion)

https://youtu.be/PYEzPtdVsnw

A2 CNN Livestream

Latest Videos