
1. Rama hap sondazhet, PS kërkon të fitojë 45 bashki, konfirmimet dhe dyshimet
Projeksioni i socialistëve për betejën elektorale te 14 majit është që të fitojnë rreth 45 bashki nga 61 në total. Ky është një ndër detajet e reja e konfirmuar për A2 CNN nga mbledhja e një dite më parë që kryeministri Edi Rama pati me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se të gjithë kryebashkiakët që fituan më 6 mars në bashkitë (Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Dibër dhe Durrës) do të rikonfirmohen si kandidatë të PS. Sondazhet për çdo bashki do të jenë elementi që do të vendosë më së shumti mbi kandidatët në bashkitë e tjera. - Zhvillimet politike
2. Lëshohen në hapësirë satelitët e Shqipërisë
Raketa Falcon 9, pjesë e misionit të përbashkët të SpaceX Transporter 6, lëshoi të martën dy satelitët e Shqipërisë, Albania 1 dhe Albania 2. “Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa shpërndan edhe pamjet e nisjes së raketës Falcon 9.
Dy satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Detajet e kontratës
3. Lindshmëria në krizë, gjatë 2022 lindën 11 mijë bebe më pak se para 10 vjetësh
Viti 2022 u mbyll me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri të të paktën 6 dekadave të fundit. Për nëntë muajt e parë të 2022-it, kishin lindur vetëm 17 mijë bebe në të gjithë vendin, ndërsa në total për të gjithë vitin, kjo shifër nuk pritet të kapërcejë 24 mijë. Shifër 30% më e ulët se në fillim të mandatit të parë të qeverisë Rama, kur maternitetet shqiptare prisnin mbi 35 mijë të porsalindur çdo vit.
Arsyet kryesore të rënies së lindshmërisë lidhen më së shumti me emigrimin e të rinjve, por edhe me pasiguritë ekonomike e sociale. - Lexo të plotë
4. Arrestohet djali i El Chapo-s, Meksika për pak hyn në luftë civile
Gjashtë vite pas arrestimit të bosit më famëkeq të drogës në Meksikë, El Chapo, autoritetet meksikane vunë në pranga edhe djalin e tij, Ovidio Guzman, i cili mendohej se drejtonte Kartelin e Sinaloas pas dënimit të të atit me burgim të përjetshëm. Operacioni, ku u përfshinë edhe autoritete amerikane, për pak sa nuk shkaktoi një luftë civile në Meksikë, pasi mbështetësit e Guzman reaguan me armë ndaj arrestimit të bosit të tyre. Për të shmangur tensionet e mëtejshme, një Gjykatë Federale në Meksikë vendosi të ndalojë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
5. Përfundon epoka italiane, Shqipëria do të “kërcejë” samba
Pas 3 italianësh, në krye të kombëtares do të vijë një brazilian. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi zyrtarizimin e Sylvio Mendes Campos Júnior. Pas një karriere të pasur si futbollist, Sylvinho ka punuar si zv.trajner te Manchester City e Inter, ndërsa si trajner i parë, ka drejtuar Lyon, por edhe Corinthians në vendlindje, duke arritur vendin e pestë në kampionat. Me Shqipërinë, brazilianit i është vendosur si objektiv kualifikimi për në Euro 2024. - Detajet e kontratës
Më shumë lajme nga sporti: https://a2cnn.com/sport/
Parashikimi i motit nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN
Çmimet e karburanteve
Nafta: 199 lekë litri
Benzina: 177 lekë litri
Gazi: 71 lekë litri
Bordi i Transparencës, 20 dhjetor
Videot që nuk duhet t’i humbni
Momenti kur rrufeja e godet dy herë dhe i ndez dritat makinës së parkuar
Përpjekja e dëshpëruar për t’u arratisur, me pranga në duar hidhet nga makina në lëvizje (A2 Televizion)