5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 23/12/2022

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 20:30 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 23/12/2022

1. Marjana Semini i bashkohet Gjyktës Kushtetuese

Marjana Semini është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo u rendit e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që i shkoi Parlamentit për votim dhe duke qenë se asnjë nga 3 kandidatët nuk mori 84 vota, sipas ligjit, u emërua automatikisht. Semini mori 58 vota, Ardjan Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.

2. Kryeministri grek në jug të Shqipërisë

Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, vizitoi jugun e Shqipërisë me mesazhin se do të plotësojë kërkesat e minoritet grek në Shqipëri. Angazhimit të tij iu bashkua dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e cilësoi komunitetin minoritar një urë lidhëse mes dy vendeve. Sa i përket dërgimit të çështjes së detit në Hagë, Rama tha se është një proces që diktohet nga respektimi i Kushtetutës dhe ligjit germë për germë. (Lexo më shumë)

3. Lirohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Helidon Bendo ka mbajtur detyrën e zv/Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror prej gati 18 muajsh. Bendo do të shkojë për specializim pasuniversitar në SHBA, ndërsa më pas do të punojë si këshilltar i Ramës për sigurinë. (Lexo më shumë)

4. Sa është shtrenjtuar tavolina e Vitit të Ri?

Kur të bëjmë gëzuar këtë vit, teksa akrepat do të shënojnë ndërrimin e viteve, krahas dëshirave për 2023-in, në mendje do të kemi edhe çmimet. Darka e fundvitit do të kushtojë shumë më tepër këtë vit, teksa inflacioni për ushqimet regjistrohet zyrtarisht në 14.7%. Për të bërë një krahasim sa më efikas, kemi marrë për bazë vetëm gatimet tradicionale të festës, me çmimet e ingredientëve sipas të njëjtave marka dhe mundësisht çmimeve në ofertë në supermarkete. (Lexo të plotë)

https://youtu.be/Tpif7U_IgG4
https://youtu.be/yHcqUyawgg4

5. Flota spiune ruse pranë Shqipërisë

Mediat italiane lëshojnë alarmin se një anije e spiunazhit të Rusisë ka qëndruar në kanalin e Otrantos, jo shumë larg Shqipërisë, për rreth dy orë. “La Repubblica” shkruan se bëhet fjalë për “Akademik Pashin”, që lundroi pikërisht në një pikë delikate ku gjenden tubacionet e gazsjellësit TAP. Anija e spiunazhit është 130 metra e gjatë dhe që prej 24 gushtit po lundron në Mesdhe, në ujërat ndërkombëtare.

Të fundit nga lufta në Ukrainë: https://bit.ly/3FXK3oe

Parashikimi i motit për fundjavën, nga Tanja Porja

https://youtu.be/Tyg8g2v64Jg

Çmimet e karburanteve

Nafta: 199 lekë litri

Benzina: 177 lekë litri

Gazi: 71 lekë litri

Bordi i Transparencës, 20 dhjetor

Videot që nuk duhet t’i humbni

Kryebashkiaku del të presë Begajn në rrugë, eskorta e Presidentit nuk e njeh dhe vazhdon rrugën

https://youtu.be/0fEBgy8drAk

Momenti kur treni “ndan në dysh” kamionin (A2 Televizion)

https://youtu.be/2G6kzVykbB4

A2 CNN Livestream

Latest Videos