5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 28/01/2023

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 21:00 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 28/01/2023

1. Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata rrëzon Kuvendin: Legjitimitetin e vendos Kushtetuesja

Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën duke mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të deputetit për Olta Xhaçkën. Ky ishte konkluzioni i anëtarëve të gjykatës të cilët shpallën antikushtetuese votat e maxhorancës që i dolën në mbrojtje Ministres së Jashtme.

Lexo të plotë: https://a2news.com/2023/01/23/mandati-i-olta-xhackes-gjykata-kushtetuese-rrezon-kuvendin/

2. Ish-zyrtari i FBI ndez “luftën” politike në Tiranë

Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal, u arrestua të hënën e kaluar, për t’u liruar më pas me kusht, pasi akuzohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pas daljes në pension si dhe ka fshehur qindra mijëra dollarë të marra nga një ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare, teksa ishte ende në detyrë. Në aktakuzë thuhet se McGonigal nuk ka raportuar, siç ia kërkon ligji, edhe disa takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sali Berisha e akuzoi Ramën se ka përdorur agjentin amerikan për të asgjësuar opozitën. Vetë Rama reagoi duke hedhur poshtë pretendimet, pasi, sipas tij, nuk ka asnjë akuzë ndaj tij nga drejtësia amerikane.

Për çfarë akuzohet zyrtari i FBI në SHBA?: https://a2news.com/2023/01/24/kontakte-me-oligarkun-rus-dhe-ish-punonjesin-e-inteligjences-shqiptare-per-cfare-akuzohet-ne-shba-ish-zyrtari-i-fbi-charles-mcgonigal/

3. Emërohet nga Biden ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Presidenti amerikan Joe Biden ka zgjedhur David J. Kostelancik për të zëvendësuar Yuri Kim në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ai ka shërbyer edhe më herët në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. Kandidatura duhet që të miratohet nga Senati amerikan për t’u zyrtarizuar.

Kush është David Kostelanick: https://a2news.com/2023/01/24/presidenti-biden-emeron-david-j-kostelancik-si-ambasadorin-e-ri-ne-shqiperi/

4. Rekord historik, mbi 7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të huajve që hunë në vend 12-mujorin e sapo-lënë pas ishte më i larti i shënuar ndonjëherë. Shifra rezulton 32.6 për qind më e lartë se 2021-shi. duke tejkaluar ndjeshëm edhe 2019-n që mbante rekordin e mëhershëm. Mëso më shumë: https://youtu.be/V6SAz9AML7Y

5. Davos dhe shqiptarët

Një raportim special nga qyteza zvicerane, e njohur për samitin ku mblidhen të pushtetshmit e botës, por edhe një vend ku bashkëkombësit tanë kanë histori për të treguar.

https://youtu.be/335PY6qJBt4

Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/LV9T8gvBlck

Çmimet e karburanteve

Nafta: 206 lekë/litri

Benzina: 191 lekë/litri

Gazi: 69 lekë litri

Bordi i Transparencës, 26 janar 2023

Shiko edhe: “Rriten si raketë, ulen si pupël”, Autoriteti i Konkurrencës: Problematika me çmimet e karburanteve më e vjetër se Bordi

https://youtu.be/UN04_PT8tOc

Videot që nuk duhet t’i humbni

Pak centimetra nga vdekja, momenti kur avioni i shpëton predhës

https://youtu.be/TFgqdN4FNgg

Humbet në det të hapur, por gjendet mrekullisht nga familjarët (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/reel/CnxV4kYrdx2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos