5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 21/01/2023

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 14:59 | 5 gjëra në 5 minuta

1. “Beteja” për vulën e PD, Alibeaj tërhiqet nga padia për 18 dhjetorin, Apeli pushon çështjen

Grupimi i Enkelejd Alibeajt u tërhoq nga ankimi në Apel kundër Gjykatës së Tiranës, e cila refuzoi regjistrimin në një vendim të Kuvendit të 18 dhjetorit bashkë me të 17 korrikut 2021. Sipas avokatëve, tërheqja u bë për t'i hapur rrugë dhe përshpejtuar gjykimin në Apel të ankimit të vendimit që ligjëroi Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha. (Lexo të plotë)

2. Spiunët në politikë, Bushka: Nisma pjesë e dekriminalizimit, e vështirë të bëhet për 14 majin

Largimi i spiunëve nga politika pritet të rikthehet sërish në debatet e politikes, pasi mazhoranca e ka gati draftin dhe Komisioni i Ligjeve e ka përfshirë në kalendarin 3-javor të punës. Kryetarja e këtij Komisioni, Klotilda Bushka, tregon për A2 CNN se nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen. (Intervista e plotë)

3. Ekonomia në vitin 2023: 5 sfidat e qeverisë

Viti 2023 është paralajmëruar si një vit i vështirë, pasi do të mbartë problematikat e vitit që lamë pas. Janë faktorë të jashtëm që do të vijojnë të ndikojnë, si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe goditje të brendshme. Një mozaik faktorësh që shtrojnë përpara ekonomisë shqiptare dhe qeverisë sfida jo të vogla. (Lexo të plotë)

4. Finalja Kosovë-Serbi: Të gjithë sytë nga Asociacioni

Mes investimit dhe presionit intensiv ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë brenda 2023, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mbetet ndër pikat më të vështira për t’u zgjidhur. (Lexo të plotë)

5. Arrestohet “Kumbari i fundit”

Pas 30 vitesh në arrati, kryemafiozi më i kërkuar në Itali, Matteo Messina Denaro, u arrestua më 16 janar. Denaro, i cili konsiderohej si bosi më i madh i Cosa Nostra dhe trashëgimtar i fronit të Toto Riina-s, u kap pasi kishte shkuar në një spital privat në Palermo. Autoritetet zbuluan disa banesa që i kishin shërbyer si streha. Arrestimi bëri bujë në të gjithë botën, por në Itali pati edhe shumë kritika për faktin se ai shëtiste i lirë në mes të Palermos dhe Siçilisë, edhe pse ishte njeriu më i kërkuar në vend.

Kush ishte Matteo Messina Denaro?

Parashikimi i motit, nga Tanja Portja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/k2pzB67t7Fw

Çmimet e karburanteve

Nafta: 208 lekë/litri

Benzina: 189 lekë/litri

Gazi: 71 lekë litri

Bordi i Transparencës, 17 janar 2023

Videot që nuk duhet t’i humbni

Bosi i Wagner u jep lirinë kriminelëve rusë: S’na duhet më talenti tuaj për të vrarë armikun

https://youtu.be/16SBFyZNQz4

Arrestohet Matteo Messina Denaro, gazetari sicilian heq mustaqet pas 50 vitesh live në televizion (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos