
1. A2 CNN në frontin e luftës në Ukrainë
Një vit nga lufta në Ukrainë, A2 CNN shkon atje, për t’iu raportuar ekskluzivisht atë që po ndodh. Mes rrënojave të bombardimeve, sirenave për sulmin e radhës, gazetari Julian Kasapi dhe operatori Endrit Myftari sjellin dëshmitë e përpjekjeve për mbijetesë, kurajës së vendasve dhe besimit në fitore kundër superfuqisë ruse.
Raportime live dhe intervista ekskluzive nga fronit i luftës
2. “Zbërthehet” pastruesja Dobi, arrestohet ish-zyrtarja e kryeministrisë Alda Klosi
Hetimi për vjedhjen e gati 120 mijë eurove në banesën ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosit, dhe mbi 400 mijë euro të gjetura në banesën e pastrueses së saj, Rozeta Dobi, ka marrë një kthesë të fortë. Mbrëmjen e së shtunës, policia e Tiranës arrestoi vetë Klosin, që ka mbajtur edhe detyrën e shefes së kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Dobi ka rrëfyer se paratë i kishte marrë prej vitit 2021 dhe se vinin me çantë, por pa dhënë detaje se nga vinin. Me tej, ajo ka pohuar se ishte vetë Alda Klosi, që ia kishte lënë në ruajtje. Detajet e hetimeve
3. Çështja “McGonigal” rikthen protestat e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se opozita do të organizojë një protestë kombëtare më 11 shkurt. Përgjatë gjithë javës, opozita ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka shkelur ligjin me lidhjet e tij me zyrtarin e FBI që po gjykohet në SHBA, Charles McGonigal. Kryeministri i hodhi poshtë pretendimet e kundërshtarëve politikë. Betejat politike u transferua edhe në Parlament, pasi Rama mungoi në seancë.
4. Besimi në ekonomi gjatë janarit
Pak optimizëm te qytetarët dhe pritshmëri të ulëta, thuajse demoralizim, për sipërmarrësit. Kjo është fotografia bardhë e zi e këtij fillimiviti në Vrojtimin e Besimit në ekonomi për janarin, nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, qytetarët dhe ofruesit e shërbimeve iu përgjigjën pozitivisht pyetjeve të Bankës së Shqipërisë që kishin të bënin me çmimet, gjendjen financiare dhe shpenzimet. (Lexo të plotë)
5. Kush janë tri gratë në garë për kreun e Gjykatës Kushtetuese?
Gjykata kushtetuese do të vijojë të drejtohet nga një zonjë. Në mbyllje të afatit, Marjana Semini, Fiona Papajorgji dhe Holta Zaçaj shprehën interesin për të qenë në krye të kupolës së drejtësisë shqiptare. Detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për gati pesë vite e mbajti Vitore Tusha, e cila rezultoi e vetmja anëtare nga trupa e vjetër që kaloi filtrin e vettingut të gjyqtarëve. Pas zëvendësimit të saj, detyrën përkohësisht po e mban Marsida Xhaferllari, si anëtarja më e vjetër në Gjykatë sa i përket ushtrimit të mandatit, ndërsa tranzicioni final do të jetë sërish drejt një zonje. (Lexo të plotë)
Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN
Termometri zbret në -10°C, ngricat mbërthejnë mbi 80% të vendit
Çmimi karburanteve
Nafta: 190 lekë/litri
Bordi i Transparencës, 4 shkurt 2023
Benzina: 185 lekë/litri
Gazi: 75 lekë/litri
Videot që nuk duhet t’i humbni
Pak sekonda nga vdekja e sigurt
Mrekullitë e botës së egër të Kosovës
Ushtria e vdekur e Wagner (A2 Televizion)