9 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2020, 15:06 | Kosova
9 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus në Kosovë

Rriten ndjeshëm rastet ditore me koronavirus në Kosovë.

Kështu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistuar 546 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës. Qytetet me më shumë raste të reja në ditën e fundit janë ato të Prishtinës dhe Gjakovës.

Po ashtu, autoritetet njoftuan që 9 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 714 .

Numri total i të prekurve në Kosovë është 21.545 raste nga të cilat 5002 raste janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos