Kompania mercenare “Wagner Grup” deri me tani ka humbur rreth 30 mijë ushtarë në luftën në Ukrainë. Sipas Shtëpisë së Bardhë rreth 90% e humbjeve të Wagner Grup deri në mes të dhjetorit kanë qenë të dënuar.
“Bazuar në të dhënat e inteligjencës, mendojmë se 90% e atyre që janë vrarë në luftimet gjatë muajt dhjetor kanë qenë persona të dënuar. Burra që janë liruar nga burgjet dhe janë hedhur në fushën e betejës pa asnjë lloj stërvitje, ekuipazhime dhe pa një organizim komande. Besojmë se Wagner vijon të mbështetë pikërisht në këtë lloj kontingjenti në luftimet në Bakhmut.”
Gjatë konferencës për mediat zëdhënësi Këshillit kombëtar të sigurisë në Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirby tha se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është duke shprehur asnjë lloj interesi për t’i dhënë fund luftës.
Mendoni se Zoti Putin ka shprehur ndonjë interes të vogël për mbyllur luftën, një luftë që ai mund të mbyll që sot?
Jo. Dhe çfarë është duke bërë? Lëshon raketa dhe bombardon me dronë infrastrukturën civile, duke shkëputur energjinë, duke vrarë fëmijë dhe duke blerë dronë nga Irani dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut. Ky nuk është një njeri që kërkon t’i japë fund luftës.
Ndërkohë forcat ukrainase kanë zmbrapsur të paktën 16 sulem të rusëve në disa pozicione në rajonet e Donjetskut dhe Luganskut. Gjithashtu forcat ajrore të Ukrainës goditen disa zona ku qëndronin ushtritë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore ruse. (A2 Televizion)