
Deputetja e Partisë Socialiste, njëherazi ish-ministre për Zhvillimin e Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe eksperti Adri Nurellari kanë komentuar në studion e A2 Business Week të Aurora Sulçes sfidat e ministrave të rinj të ekonomisë.
Sfida kryesore për Ministrinë e Financave do të jetë mbajtja e ritmit të rritjes ekonomike. Eksperti Nurellari argumentoi se kjo do të jetë e vështirë pasi rritja nuk bazohet në faktorë të qëndrueshëm.
Sipas tij, ndërkohë problem mbetet borxhi publik, i cili mbart kostot e pallogaritura të projekteve me PPP.
Nga ana tjetër, deputetja Ekonomi u shpreh se puna e ministres së re do të jetë vijimi i reformave, konsolidimi fiskal dhe përmirësimi i klimës së biznesit, detyrë që ndahet me ministrin e ri për mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi.
Të ftuarit komentuan dhe detyrat që do të kenë ministrja e re e infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministri i bujqësisë Bledi Çuçi. (A2 Televizion)