Aksi nacional Pogradec-Prrenjas rezulton të jetë një rrugë mjaft e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.
Vetëm 1 ditë më parë në këtë segment rrugor janë shënuar 6 aksidente ku një turiste gjermane humbi jetën dhe 4 të persona u plagosën nga aksidentet e tjera.
Drejtuesit e automjeteve, por edhe banorë shprehen se rruga është shumë e rrezikshme dhe akoma më të rrezikshme e bëjnë atë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat.
Nga ana tjetër, ka prej atyre që vijojnë të ngrenë dyshime se në rrugë hidhet vaj apo naftë nga serviset që janë pranë këtij aksi.
Por, ky dyshim asnjëherë nuk është konfirmuar nga policia. Ndërkohë një ditë pasi në këtë segment rrugor ndodhën 6 aksidente nga Qafë Thana deri në Prrenjas nuk është konstatuar asnjë patrullë të policisë rrugore gjatë vëzhgimit të kryer. (A2 Televizion)