Aksident rrugor në Elbasan, makina përplas shpërndarësin e picave

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 22:31 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marteje në Elbasan. Mësohet se një makinë ka përplasur motoristin e picave, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Shoferi nuk ka ndalur për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, arratia i ka zgjatur shumë pak, pasi uniformat blu i kanë vënë prangat.

Nuk dihet ende identiteti të plagosur, por bëhet e ditur se fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.

A2 CNN Livestream

A2 Business