Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 16%

Aksident i rëndë te “Kthesat e Murrashit”, përplasen tre makina, njëra batohet

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 15:12 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan – Librazhd, në zonën e quajtur “Kthesat e Murrashit”, ku tre automjete janë përplasur me njëra – tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin, është përplasur me shkëmbin në anë të rrugës dhe është përmbysur.

Mësohet se nga ky aksident ka pasur vetë të lënduar lehtë, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse.

Ditari A2 CNN