Dhunoi dhe kërcënoi me armë gjahu nënën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 09:39 | Kronikë

Është vënë në pranga një 44-vjeçar që dhunoi dhe kërcënoi nënën e tij me armë gjahu. Njoftohet se 44-vjeçari, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, është arrestuar pasi nënë e tij 71-vjeçare e denoncoi në polici.  

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të moshuarës.

Arma e gjahut u sekuestrua së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një thikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu