
Një 62-vjeçar, shtetas italian ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë.
Mësohet se shtetasi italian G. F., 62 vjeç ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes". (A2 Televizion)
Njoftimi i policisë